Teksa pjesa më e madhe e popullsisë botërore, është mbërthyer nga stresi që shkakton pandemia e COVID-19, disa të tjerë, e kanë shikuar këtë kohë si një mundësi shumë të mirë për të eksploruar natyrën.

Një rast i tillë është ai i Tristan Hamm, nga Los Angeles, i cili ka vizituar shumë vende ekzotike dhe tropikale gjatë kësaj periudhe.

Të këto aventura i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

 

“Unë jam shumë i dhënë pas aventurave. Më pëlqen adrenalina e tepërt dhe eksplorimi i vendeve të reja ma ofron atë me doza të larta.

Këtë periudhë pandemie, Tristan, është angazhuar në shumë aktivitete humanitare. Në një intervistë për mediat vendase ai foli dhe për pandeminë, si dhe pasojat që shkakton qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shumë njerëz janë izoluar për shkak të koronavirusit. Unë nuk mund të qëndroj i mbyllur në një dhomë për një kohë të gjatë. Më duket sikur do të çmendem.

Gjatë kësaj periudhe i riu ka vizituar shumë vende, ku mund të përmendim Arizonën, Meksikën dhe parqe të shumta natyrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb