Baton Haxhiu gazetari dhe analisti i njohur që mbron qendrimet e Ramës, është shprehur sonte kundër numrit II të PS, Taulant Balla. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ai zhvilloi një debat me Fatos Lubonjen lidhur me denoncimin e opozites se nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Balla ka udhetuar mbi 50 here me Edmond Begon, qe ka qene i dënuar më parë për drogë.

Lubonja: Akuza kjo është që ka lidhje me drogën. Kur ky (Taulant Balla) paska 50 e ca, mund të bëj gabim por, 50 e ca udhëtime me një që është i akuzuar, e shton dyshimin…

Baton Haxhiu: Po shton dyshimet, duhet të iki, e kam thënë publikisht.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb