KUKËS- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, një 33-vjeçar që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë. Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb