LeBron Xhejms do të jetojë në Nju Jork gjatë sezonit dhe tashmë po udhëton me helikopter drejt Filadelfias për të marrë pjesë në stërvitjet me Sixers.
Udhëtimi mes “Qytetit që nuk fle kurrë” dhe “Qytetit të Dashurisë Vëllazërore” zgjat rreth 40 deri në 45 minuta. Pa trafik, udhëtimi me makinë nga Filadelfia në Nju Jork zgjat rreth një orë e gjysmë deri në një orë e 45 minuta.
Nëse ka trafik, rruga mund të zgjasë nga dy deri në katër orë. Kështu “Mbreti” ka zgjedhur që të lëvizë me helikopter në aventurën e tij të re në Filadalfia, duke shmangur kështu vonesat e trafikut rrugor.
