Turneu i dytë Europian për këtë vit i organizuar nga FSHF do të startojë nesër me ndeshjet e para të “UEFA development” U-16 për djem. Në këtë turne marrin pjesë Shqipëria U16, Kosova U16, San Marino U16 dhe Belize U16, teksa të gjitha takimet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të gjitha skuadrat janë grumbulluar prej disa ditësh dhe po përgatiten për turneun “UEFA development” U-16 për djem.

Në program ditën e shtunë janë dy ndeshje. Sfida e parë e ditës, San Marino-Kosovë do të luhet në orën 11:30. Më pas do të jetë radha e Kombëtares kuqezi U16 për të zbritur në fushë. Në orë 14:30, Shqipëria do të përballet me Belizen.

Kombëtarja U-16 është grumbulluar që prej datës 28 shkurt në Durrës dhe përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri Ardi Behari kanë shfaqur formë optimale dhe janë gati për takimin e parë ndaj Belizes.

Përsa i përket kalendarit, ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30.

Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:

San Marino-Kosovë                    02.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-Belize                           02.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Belize-San Marino                      04.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-Kosovë                         04.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Kosovë-Belize                             07.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-San Marino                   07.03.2024                    Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: