Një incident gjatë sfidës mes Irlandës dhe Izraelit ka përfunduar në tavolinën e UEFA-s. Organi drejtues i futbollit europian ka nisur hetimet pas një pretendimi për një incident të ndodhur në tunel, gjatë pushimit të ndeshjes. Në momentin kur futbollistët dhe stafet po drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes, situata mes palëve raportohet të jetë tensionuar.
Në qendër të ngjarjes është Damien Doyle, pjesëtar i stafit irlandez. Ai ka pretenduar se është pështyrë nga një prej lojtarëve të Izraelit. Në krahun tjetër, te Izraeli mohojnë gjithçka. Si do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.
