Uellsi siguroi një biletë për në “Euro2020” por më shumë ka tërhequr vëmendjen Bale dhe festimi i tij me një banderolë e cila nuk është pritur aspak mirë në Spanjë: “Uells, gol dhe Madrid”, kjo ishte fraza e shkruar në banderolë të cilën Bale e mbante në duar. Në fakt kjo është frazë e thënë nga një legjendë e Realit si Maijatovic kur u pyet mbi çështjen Bale:

100602997 E1d7a7d6 1099 4e3e 827a B8e47d2d5a70.png
100602997 E1d7a7d6 1099 4e3e 827a B8e47d2d5a70.png

“Fillimisht Uellsi, më pas golf dhe në fund Madridi”, u shpreh ish sulmuesi i Realit, frazë kjo e cila është zgjedhur dhe nga Bale, duke dërguar një sms të qartë, Reali nuk është prioritet i tij në këto momente. Festa e Bale nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit, në Spanjë flasin se Reai ka përgatitur menjëherë prishjen e kontratës me sulmuesin uellsian.

Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729
Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729

Kjo është një mungesë respekti ndaj një klubi që investoj shumë për të por situata periudhën e fundit nuk është aspak pozitive. Ndërmjet tij dhe trajnerit Zidane nuk ka fare komunikim, kjo reflektohet edhe në fushë, ku Bale vijon të injorohet nga Zidane. Largimi i tij tashmë nga Madridi është thjeshtë çështje kohe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb