Parlamenti i Ukrainës miratoi një rezolutë për të emëruar ligjvënësin Andriy Kostin si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, pasi ish-prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova u shkarkua javën e kaluar.

Projekt-rezoluta për emërimin e Kostin u dorëzua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë personalisht në seancën ku 299 nga 450 ligjvënës miratuan prokurorin e ri.

“Ne duhet t’i japim fund terrorit dhe gjenocidit të kombit ukrainas,” tha Kostin në parlament. 

Kostin tha gjithashtu se do të siguronte bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë “çdo kriminel lufte, përfaqësues të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë”.

Ai ndër të tjera tha se “ujqit me uniformë” do të ndëshkoheshin gjithashtu, duke iu referuar zbatimit të ligjit ukrainas që “bashkëpunuan me armikun”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: