Shpërthime të fuqishme janë regjistruar gjatë natës së 27 nëntorit në qytetin Efremov, në rajonin Tula të Rusisë, ku dyshohet se Ukraina ka goditur një fabrikë të rëndësishme për prodhimin e materialeve që përdoren në karburantin e raketave, përfshirë ato balistike të tipit Iskander.
Lajmi u raportua fillimisht nga mediumi i pavarur rus ASTRA, i cili, pas analizimit të pamjeve filmike, konfirmoi se një shpërthim kishte ndodhur në fabrikën e gomës sintetike në Efremov.
Sulmi dyshohet se ka përfshirë edhe termocentralin lokal, i cili furnizon me energji elektrike dhe ngrohje qytetin, si dhe disa objekte industriale, përfshirë vetë fabrikën.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, fabrika prodhon materiale të përdorura për prodhimin e karburantit të ngurtë për raketa, çka e bën atë një objekt me rëndësi strategjike për industrinë ushtarake ruse.
🔥 Ukrainian drones just hit the power plant feeding a missile factory in Tula region
After the night attack in Yefremov, the whole town lost heating. A big explosion rocked the local thermal power plant. Residents say the air raid siren never even went off. Why bother, right?
That plant powers a synthetic rubber factory that produces key components for solid rocket fuel — the same stuff used in Iskander missiles.
— NEXTA (@nexta_tv) November 27, 2026
Pas shpërthimeve, banorët e zonës raportuan ndërprerje të furnizimit me ngrohje.
Nga ana tjetër, guvernatori i rajonit Tula, Dmitry Milyayev, deklaroi në Telegram se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajon. Ai tha se nuk kishte viktima dhe se, sipas të dhënave paraprake, nuk ishin konstatuar dëme në infrastrukturë.
Megjithatë, Milyayev pranoi se mbetjet e dronëve kishin dëmtuar dritaret e tri banesave private në zonën e Efremovit. Ai nuk bëri asnjë koment për shpërthimet e raportuara në fabrikën e gomës sintetike dhe në termocentralin lokal.
