Udhëheqja ukrainase ishte gati të zgjidhte konfliktin me Rusinë, por hoqi dorë nën presionin e SHBA-së, u shpreh sot Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev.

“Po të mos ishte presioni i SHBA-së ndaj atyre në krye të Ukrainës, kjo situatë nuk do të kishte ndodhur, madje edhe vetë liderët ukrainas ishin gati për nënshkrimin e një traktati paqeje dhe i dhanë Rusisë propozime me shkrim”, tha Patrushev, duke iu referuar negociatave midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Turqi në mars të vitit të kaluar.

Zyrtari rus pretendoi se gjatë bisedimeve delegacioni i Kievit dorëzoi propozimet e tij gjatë negociatave , por në mbrëmje ata hoq dorë.

“Kjo ndodhi vetëm sepse Shtetet e Bashkuara kishin ushtruar presion mbi ta dhe thanë se nuk duhet të zhvillohen negociata”, theksoi sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: