Të paktën 226 fëmijë janë vrarë dhe 420 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në përditësimin e përditshëm bëri me dije se shifrat e publikuara mund të ndryshojnë pasi hetime janë duke u zhvilluar edhe në rajonet të cilat aktualisht po sulmohen nga forcat ruse.

Sakaq dyshohet se numri i fëmijëve të vrarë mund të jetë edhe më i lartë. Ndër të tjera për shkak të bombardimeve të vazhdueshme , rreth 1721 institucion e arsimore u dëmtuan dhe 139 të tjera u shkatërruan plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb