Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka deklaruar se Rusia po përdor aeroportin Gomel në Bjellorusi për të bërë të mundur që trupat të sulmojnë  Kievin.

Gjithashtu Departamenti ushtarak tha në një deklaratë , se forcat ruse po përparonin edhe në qytet nga disa drejtime, ndërsa forcat ukrainase luftonin rreth Mariupolit në jug dhe Kharkivit në verilindje të vendit.

“Për të frikësuar popullsinë e Ukrainës, armiku gjithnjë e më shumë po zgjedh të shkatërrojë infrastrukturën dhe banesat civile”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb