Rusia kishte dhënë një ultimatum për forcat ukrainase të cilat janë duke mbrojtur qytetin port të rrethuar, Mariupol, që të dorëzoheshin ose do të vdisnin, ultimatum që ka skaduar pasditen e sotme, raportoi Reuters.

Gjithsesi, Komandanti i një njësie që besohet se po qëndronte në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha se forcat e tij mund të mbijetonin vetëm disa ditë apo orë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar sot se numri civilëve që janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt kishte tejkaluar pesë milionë, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb