Ushtria ukrainase pretendon se kanë zënë rob një oficer rus. Në një postim në Twitter, nga Shtabi i Ushtrisë, theksohet se bëhet fjalë për një nënkolonel të ushtrisë kundërshtare.

Në njoftim, është publikuar fotografia e ushtarakut të zënë rob, ku shihet edhe libreza e tij ushtarake.

Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se sot gjatë luftimeve, kanë arritur ta zënë rob një oficer të ushtrisë ruse.

Në përshkrimin e fotografisë kanë dhënë një detaj interesant sa i përket pajisjeve dhe rrobat që i kishte veshur nënkoloneli rus.

“Nënkoloneli rus i zënë rob: mbante mbathje dhe çorape të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Ushtria ukrainase pretendon se gjatë luftimeve kanë vrarë 5 gjeneralë rusë, si dhe zëvendëskomandantin e flotës kundërshtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: