TIRANË

“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave.

Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.
“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, theksoi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb