Inter-Roma është një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet, por mbi të gjitha është një sfidë e veçantë për Jose Mourinho, idhull i tifozëve zikaltër, i preferuari i verdhekuqve. Në çdo rast që portugezi kthehet në Milano e gjithë vëmendja është mbi të, historia nuk ndryshon as këtë herë.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Mourinho ka folur për këtë rikthim të tij, sërish si kundërshtar, ndërsa u ngacmua për të zgjedhur se cili trofe është më i rëndësishëm për të, “tripleta” me Inter apo Conference League me Romën:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Për mua është e pamundur të zgjedh, çdo herë është e veçantë, çdo trofe është special, për këtë arsye dëshira ime për të fituar nuk do të shuhet kurrë”, u shpreh Mourinho duke u ndalur më pas te Totti: “Francesco ka qenë dhe është një simbol i këtij ekipi, pavarësisht se çfarë ndodhë dhe se çfarë dëshiron të bëj ai me jetën e tij”.

Në fund, Mourinho bëri dhe një krahasim shumë interesant mes dy qyteteve: “Milano është motori ekonomik i Italisë, ndërsa Roma është qendra e forcës politike, muzeu është historia e hapur e Italisë. Ndihem me fat që kam pasur mundësinë për të punuar në këto dy qytete”. Në fund Mourinho e mbylli me një premtim për tifozët e Romës: “Do të bëj gjithçka për të mbyllur aventurën time te Romën me një tjetër trofe”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb