UNICEF, po apelon për 14 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatet dhe fëmijët emigrantë në Evropë, nxitur dhe nga një rritje prej 80% të numrit të fëmijëve në lëvizje drejt Evropës, shumica, duke i ikur konflikteve në Siri, Irak dhe Afganistan.

Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, midis janarit dhe korrikut 2015, gati 133,000 fëmijë kërkuan azil në Bashkimin Europian – me një mesatare prej 19.000 fëmijë çdo muaj. Në çdo katër azilkërkues, një është fëmijë.

“Me kaq shumë fëmijë në lëvizje dhe me dimrin që po afron, prioriteti ynë është të kujdesemi për këta fëmijë që tani”, tha Marie-Pierre Poirier, Koordinatore e UNICEF-it për refugjatët për krizën e  emigrantëve në Evropë. “Duke punuar së bashku, qeveritë dhe partnerët tjerë në të gjithë Evropën, kudo që mbështetja jonë është e nevojshme, UNICEF do të bëjë gjithçka që mundet, në mënyrë që fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe dinjiteti dhe të drejtat e tyre të respektohen plotësisht.”

Për 12 muajt e ardhshëm, një seri veprimesh do të mbulohet falë apelit të UNICEF- it

Mbështetje për shërbime të tilla, si hapësira miqësore për fëmijët në qendrat e pritjes;

Sigurimi i shëndetit të fëmijëve dhe informacionit të ushqyerit për familjet;

  • Mbështetje për programet e arsimit dhe të mësuarit,
  • Mbështetje teknike dhe udhëzime të qeverisë dhe partnerëve të tjerë, në fusha të tilla si të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, sigurim e mbështetje psiko-sociale, parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës, dhe mbrojtjen kundër trafikimit,
  • Mbështetje dhe mbrojtje për fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë nga familjet.

UNICEF, po i ofron ndihmë qeverive evropiane, në mënyrë që politikat dhe procedurat e tyre në lidhje me fëmijët refugjatë dhe emigrantë, të zbatohen gjithmonë duke patur parasysh interesin më të mirë të fëmijëve dhe në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare.

Ndërsa, numri i fëmijëve refugjatëve dhe emigrantë që vijnë në Evropa, është rritur në muajt e fundit, UNICEF tashmë ka rritur dhe mbështetjen e saj në vendet si Kroaci, Serbi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe po ofron mbështetjen e saj për qeveritë dhe partnerët lokalë, për të identifikuar nevojat në Greqi, Hungari, Slloveni dhe Austri.

UNICEF-i gjithashtu, thekson se programet e saj humanitare në vendet si Siria dhe vendet fqinje, për të mbuluar rreth 7,6 milionë fëmijë që janë në nevojë për ndihmë, mbeten seriozisht të pafinancuara. Këtë vit, nga fondet e kërkuara prej afro 903.000.000 $ të nevojshme për vitin 2015, vetëm gjysma e kësaj shume, është siguruar deri tani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb