Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, foli për dhunën ndaj grave. Osmani theksoi se institucionet duhet të funksionojnë dhe të jenë në mbështetje të grave.

Ndër të tjera ajo shtoi se nuk do të ndalet dhe se do të mbështesë çdo grua.

“Nuk do të ndalem as para atyre që sulmojnë pamjen time, Të dashur qytetarë sytë i mbaj nga ju. Nuk do të përballem as përpara seksizmit. Askush nuk do t’ja dalë për të na heshtur dhe frikësuar. Çdo vajzë e grua duhet të përfshihet në çdo institucion. Ky vit do të kujtohet si viti i sfidave, por si popull shquhemi për rezistencë. Uniteti është më i nevojshëm se kurrë përballë agresionit që vjen nga Rusia dhe Serbia. Dera ime është gjithmonë e hapur dhe dora do të jetë e shtrirë ndaj atyre që besojnë në frymën e njëjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: