SHBA-Janë më shumë se 100.000 shtëpi të mbetura pa energji elektrike në brigjet lindore amerikane, ku ka mbërritur uragani Florence.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilat thonë që pavarësisht se uragani e ka ulur fuqinë e tij mbetet ende i rrezikshëm.

Stuhia e fuqishme ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 150km/orë dhe autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e mijëra njerëzve në Veri dhe Jug të Karolinës.

Në Karolinën e Veriut dhe të Jugut qendra kombëtare e uraganeve (Nhc) parashikon “përmbytje katastrofike”. Uragani ka zbritur në kategorinë 1, por kjo sipas ekspertëve do ta bëjë më të vështirë situatën në dy Shtetet, ku do të jetë i stacionuar për një kohë të gjatë moti i keq, me shira dhe shtrëngata shiu.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb