Në kalimin e tij mbi Amerikën Qendrore, Uragani Julia, i cili humbi shumë nga fuqia e tij kur arriti në Nikaragua të dielën, shkaktoi dëme shumë serioze, përmbytje, rrëshqitje dheu dhe gjithsej të paktën 31 vdekje.

Qeveritë e Guatemalës, El Salvadorit dhe Hondurasit kanë shpallur një emergjencë kombëtare dhe kanë mobilizuar mijëra njerëz për të ndihmuar popullatat më të prekura.
Fenomeni meteorologjik, tashmë i degraduar në një stuhi tropikale, megjithatë vazhdon të shoqërohet me shira të dendur teksa lëviz drejt Meksikës.

Në përgjithësi, shërbimet e mbrojtjes civile të vendeve të Amerikës Qendrore raportuan vdekjen e 14 personave në Guatemalë, 10 në El Salvador, gjashtë në Honduras dhe një në Panama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb