Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lëshimin e urdhër arrestit për Vangjush Dako.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka ironizuar vendimin e SPAK, duke shkruar se “nuk e bënte dot para zgjedhjeve, pasi duhej të ruheshin votat”, teksa e ka krahasuar rastin me arrestimin e Belerit.

Sakaq shkruan se arrestimi ishte rilindas.

Postimi i plotë:

Përpara zgjedhjeve nuk e bënte dot SPAK ketë arrestimin e Dakos duhet te mbaruar edhe fushata e ruajt se votave.
Ndersa per Fred Belerin, qe ishte i opozites nuk i priste puna.
Uh se harrova edhe nje jave rresht muhabeti i arrestimit ishte neper FB dhe kafene, ketij i thone arrestim rilindas???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb