Përpara krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, një aksion për hetimin, sekuestrimin e konfiskimin e pasurive të perseonave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme do të vihet në jetë.

Kryeprokuroroja e Përgjishme Arta Marku ka caktuar datën 20 nëntor për këtë aksion.

Prokuorira e Posaçme do të jetë një degëzim në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të ketë si specifikë hetimin pasuror.

Nëpëmjet këtij udhëzimi duhet që prokuroria e policia gjyqëore të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.

Pas marrjes së dokumentacionit prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikqyerjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror. Nëse nga hetimi arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon strukturës së posaçme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb