TIRANE- Në fund të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina e emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha, ka nisur zëvendësimin e anëtarëve të Bordeve në universitete.

Pas zëvendësimeve tek Mjekësia, BalkanWeb zbulon emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina i ka propozuar rektorit të Universitetit të Tiranës.

Në shkresën e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Mariglen Mërtiri, ministrja kërkon zëvendësimin e tre anëtarëve aktualë Arbian Mazniku, Erzen Tola dhe Arjan Xhelaj, të zgjedhur nga ish-ministra Lindita Nikolla.

Karabina kërkon që Mazniku të zëvendësohet nga Mirela Milori, Tola nga Rajmond Perolla, kurse Xhelaj të zëvendësohet nga Leonard Boduri.
urdhri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb