Një ushtar rus mban dy granata në duar ndërsa ecën mes ukrainasve duke kërkuar atyre që të dorëzoheshin. Pamjet, të filmuara në Konotop, tregojnë ushtarakun rus duke mbajtur dy granata mbi kokën e tij teksa kalonte nëpër një turmë qytetarësh ukrainas të tërbuar që i bërtisnin ‘turp, turp’. Disa qytetarë të tjerë u thanë ushtarëve të Moskës, ‘mos ecni përreth duke treguar granatën tuaj’, ndërsa të tjerët u përplasën me ushtarin, duke mos qenë të pavëmendshëm ndaj rrezikut të granatave.

Ushtari ishte në qytet, në bregun jugor të Ukrainës, për të negociuar një dorëzim të ukrainasve. Ai thuhet se foli me kryebashkiakun e Konotop Artem Semenikhin dhe paraqiti një ultimatum – dorëzim ose luftë. Semenikhin, duke folur nga qendra e qytetit pasi u larguan ushtarët rusë, dëgjohej duke pyetur banorët se çfarë opsioni dëshironin, për të cilën ukrainasit u përgjigjën: “Luftoni, sigurisht”.

Kjo vjen pasi forcat ruse të enjten në mëngjes pushtuan qytetin e parë të madh në Ukrainë me Kherson – një kryeqytet rajonal në Detin e Zi me 300,000 – tani nën kontrollin e forcave të Putinit. Trupat ruse kanë rrethuar qytetet kryesore Chernihiv, në veriperëndim, dhe Mariupol, në jug, si dhe Kievin e Kharkivin, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës – megjithëse të gjitha mbetën nën kontrollin e Ukrainës deri të enjten në mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: