Ushtria Burkina Faso tha të dielën se kishte vrarë 32 “terroristë” në dy operacione në veri të vendit, pasi dhjetëra njerëz u vranë në një pritë nga një kolonë që transportonte punonjës të një ndërmarrje kanadeze.


Ushtria tha se të premten 24 njerëz u vranë në operacionin e parë, ndërsa tetë të tjerë u vranë në operacionin e dytë të shtunën.


Në Yorsala në provincën Loroum disa gra “ishin mbajtur dhe përdorur nga terroristët si skllave seksi”.


Gjatë operacionit të dytë u gjetën armë, municone dhe materiale të tjera.

Në fillim të këtij muaji, një sulm ndaj një kolone që transportonte punonjësit vendas të ndërmarrjes kanadeze të minierave, Semafo la 37 njerëz të vdekur dhe 60 të plagosur.

Sulme të tilla u kanë marrë jetën gati 700 persona në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit 2015.

Pothuajse 500,000 njerëz gjithashtu janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre.

Sulmet janë krzer nga një sërë grupesh xhihadiste, duke përfshirë al Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik.

Forcat e sigurisë nuk kanë qenë në gjendje të frenojnë dhunën, e cila është intensifikuar gjatë gjithë vitit 2019.

Rajoni i Sahel, duke përfshirë fqinjët e Burkina Faso, Mali dhe Niger, është prekur nga dhuna, pavarësisht pranisë së forcës rajonale G5 Sahel, trupave franceze dhe amerikane.

 

A. Ago BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb