Një i ri palestinez u plagos sot nga të shtënat me armë nga izraelitët ndërsa 12 të tjerë u arrestuan gjatë bastisjeve izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit Beita në Nablus, Musa Hamayel tha se forcat izraelite sulmuan qytetin në orën 02:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe filluan një fushatë masive paraburgimi, duke arrestuar 13 të rinj para se të lirojnë dy prej tyre më vonë.

Ai tha se forcat izraelite u tërhoqën në orën 04:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe ngritën një pikë kontrolli në hyrjen kryesore të qytetit.

Beita është dëshmitare e protestave pothuajse të përditshme palestineze kundër krijimit të vendbanimit Avitar në lagjen Jabal Sabih.

Katër protestues palestinezë janë vrarë në përleshjet e mëparshme me forcat izraelite në qytet.

Izraeli po ndërton një vendbanim të njohur si Avitar, pasi pushtoi rreth 1.000 metra katrorë tokë në lagjen e qytetit Jabal Sabih, duke shkaktuar protesta.

Në qytetin Tubas, në verilindje të Nablusit, një i ri u plagos në këmbë nga zjarri i izraelitëve dhe një tjetër u arrestua gjatë përleshjeve midis forcave izraelite dhe të rinjve që protestonin ndaj bastisjeve izraelite në kampin e refugjatëve Fara në jug të Tubas.

Ka rreth 5.300 të paraburgosur palestinezë në burgjet izraelite, përfshirë 520 të arrestuar administrativë, sipas institucioneve që merren me çështjet e të burgosurve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb