Ushtria izraelite pretendon se tre anëtarë të Hamasit janë vrarë në një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite postoi një video në rrjetet sociale duke treguar një avion luftarak që godet një shënjestër tokësore në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Ajo tha se tre aktivistë të Hamasit u vranë sulmin ajror të kryer në përgjigje të “një breshërie raketash të lëshuara në Izraelin qendror dhe jugor gjatë orëve të fundit”.

Hamas nuk është prononcuar lidhur me deklaratën e ushtrisë izraelite.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se nëntë persona, përfshirë tre fëmijë, u martirizuan në Rripin e Gazës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb