TIRANË

Pas supergrabitjes së miliona eurove dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, debati është ndezur ashpër mes palëve politike në vend.

Me një reagim në “Facebook”, ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i ftoi të gjithë gazetarët dhe mediat që të pyesin ministren e Mbrojtës Olta Xhaçka, se mbi cilin ligj ka urdhëruar dislokimin e ushtrisë në perimetrin e jashtëm të sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Ai tregon  arsyet ligjore se pse ky vendim i ministrisë së Mbrojtjes është antikushtetues.

“Ftoj mediat dhe gazetarët, të pyesin Ministren e Mbrojtjes se mbi bazën e cilit nen, të cilit ligj, ministri “urdhëron dislokimin e trupave ushtarake” pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonëshme”, të shpallur apo të pashpallur?

Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosuara (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!!!

Në çdo rast, është Kuvendi që merr vendimin për nevojën e përfshirjes së ushtrisë, dhe përgjegjësinë në nivelin operacional e merr Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili e ushtron përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (nëse policia e shtetit pranon që nuk e kryen dot detyrën për rivendosjen e rendit), ose Komandantit të Forcave (në rast lufte)!
Ministri në asnjë rast, “asesi” nuk e ka këtë kompetencë në ligj….Për të ndihmuar gazetarët, po postoj edhe dispozitat ligjore në fjalë!
P. S. Teknikisht është grusht shteti, pavarësisht mosmarrjes seriozisht të mrrutave e rriqnave të ndyta që po e vënë në jetë…”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb