TIRANE

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e pranishme sot në aeroportin e Rinasit, një ditë pas vendimit për  vendosjen e FA në këtë aeroport  sqaroi edhe arsyet e vendimit.  Ajo tha se aeroporti është një infrastrukturë e NATO-s, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë sigurinë.

“Duhet të keni parasysh që një pjesë e pistës i takon FA gjysma tjetër për përdorim civil. Aeroporti është infrastrukturë e NATO-s sepse ulën aviopnët e NATOS-s. Kjo është infrastrukturë ushtarake pjesërisht, cënimi i të cilës na prek të gjithë. Nuk po diskutojmë dislokim të ushtrisë por marrjen e masave.  Sot,  kemi këtë ngjarje e  cila është një ngjarje që përsëritet dhe hetohet. Ne jemi këtu sepse kemi edhe një detyrim ligjor. Pika 11 e këtij ligji na detyron të sigurojmë sigurinë.”-tha ajo.

Xhaçka, nga Rinasi iu përgjigj edhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ky vendim bie ndesh me Kushtetutën.  Në fjalën e saj, Xhaçka nuk kurseu edhe ironinë. Sipas ministres, nëse Basha do lexonte Kushtetutën nuk do merrte vendimin e djegies së mandateve.

“Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot kushtetutën. Nëse do lexonte kushtetutën nuk do digjte si kalli opozitën.  Ky vendim duhet të ishte një vendim për t’u përshëndetur se patjetër që ofron siguri. Është porta hyrëse e të huajve me Shqipërinë, marrja e masave që duhet të bënte koncensionari që në fillim do të bëhen ne. Do të ketë vetëm patrullim.”-u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb