Kreu i inteligjencës së brigadës ruse Espanola, Vyacheslav Subbotin është vrarë në Ukrainë, shkruan The New Voice of Ukraine. Lajmin e ka dhënë oficeri ukrainas Anatoliy Shtefan në rrjetin e tij social X. I ashtuquajturi “korrespondenti” i televizionit propagandues rus RT, Ivan Polyansky, tha se Subbotin është eliminuar gjatë 3 marsit.

Polyansky tha se rrethanat e “vdekjes së tij po hetohen”. Në anën tjetër Subbotin që më parë ishte pjesë e batalionit të vetëquajtur Vostok, ka qenë pjesë e grupeve huligane ruse që zakonisht krijonin probleme në ndeshjet e futbollit.

Inteligjenca ushtarake e ukrainasve ka njoftuar në janar se partia e Vladimir Putinit ka marrë kontrollin e plotë të këtij grupi mercenarësh, që konsiderohet akoma si ushtria private e Putinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb