Jo vetëm kuqezinjtë vlerësojnë Hungarinë si një kundërshtar të fortë. Edhe në kampin kundërshtar ka përqendrim total për sfidën me Shqipërinë.

Mungesa e tifozëve në Pushkash Arena për ndeshjen e 9 tetorit, ka angazhuar dyfish përfaqësuesen hungareze, e cila kërkon vetëm fitoren, si shansin e fundit për të shpresuar play off-in. Së fundmi, para mediave vendase u paraqit lojtari i Ferencvaros, Balint Vecsei.

Ai e cilësoi 90 minutëshin ndaj kuqezinjve si të rëndësishëm, ndërsa nuk e mohoi se ka folur me shokun e skuadrës, Myrto Uzuni, për këtë sfidë të rëndësishme për të dyja skuadrat kombëtare.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Bëhet më e vështirë për ne sepse nuk do të ketë tifozët, të cilët na kanë mbështetur gjithnjë. Por ne tashmë kemi përvojë. Edhe Shqipëria është e fortë.

Shumë shqiptarë luajnë në Itali. Uzuni më tha se kanë lojtarë me cilësi individuale shumë të mirë. Ne duhet të jemi më të bashkuar si ekip” – tha ndër të tjera Balint Vecsei. Hungaria, nëse nuk fiton me Shqipërinë, thuajse del jashtë pretendimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb