Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.

“Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe disa foto nga ceremonia.

Kujtojmë se pak kohë më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb