Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihej se 3 vajza dhunonin fizikisht një 17-vjeçare brenda një banese në Fier, ka reaguar edhe nëna e vajzës së dhunuar, e cila thotë për News24 se nuk kishte dijeni nëse e bija kishte konflikte të mëparshme. Me lot në sy nëna e 17-vjeçares rrëfen tmerrin e përjetuar kur u përball me pamjet e dhunshme, duke i drejtuar apel institucioneve të drejtësisë të ndjekin çështjen me përpikëri.
“Kur pashë vajzën time të dhunuar, nuk më mbante vendi më. Ndoshta dhe ato nëna nuk dinë gjë, por çdo kush ta kthejë thikën nga ana e tij. Sepse unë atë fëmijë mezi e kam rritur, e ushqej me pikat e qumështit. Ngrihet burri, ikën në orën 4 shkon në punë e të më dhunojnë mua vajzën? Nëse unë fëmijën e kam të sëmurë, unë do shkoj ta kuroj. Vajza ime nuk ngatërrohet me asnjë njeri. Është vajzë e thjeshtë, sheh punën e saj. Unë s’di gjë si ka ndodhur ky dhunim. Ndoshta mund të ketë qenë ndonjë presion më parë, e kisha në shkollë në vitin e 2 i binte të fikët në shkollë. E vizitova më thane dokrorët nuk ka asnjë problem. Nga ta di mos ka pasur ndonjë presion nga më parë? Nuk hante bukë vetëm i flihej gjithë ditën. Kishte frikë shihte nga rruga thoshte erdhën erdhën. Shihte mos vinte dikush në rrugë”, tha ajo.
Kam një muaj që nuk fle gjumë. Shoh videon dhe them goca ime po dhunohet kështu? Goca ime po ulëret? Po kërkon ndihmë, o ma? Kjo gocë po më kërkon mua ndihmë dhe nuk jam pranë saj.
E di, por unë nuk mund të fal, se shpirti im e di sesa po e vuaj. Iki e qaj fshehurazi, nuk qaj në sy të vajzave, sepse kam 3 vajza.
Kap dy veta për flokësh dhe shqit. Çfarë bëri vajza ime? Ishte një kriminele?”, shprehet ajo.
