Në Premier League, sezoni i ri pritet të sjell ndryshime në disa nga pankinat më të rëndësishme, dy prej tyre janë Chelsea dhe Tottenham. Gjithashtu të papunë janë disa trajnerë “big” si Nagelsmann, Conte, Zidane apo Luis Enrique.

Pikërisht ky i fundit, Luis Enriqe, pritet të vijojë karrierën e tij në Premier League, pasi të dy klubet Chelsea dhe Tottenham e kanë vendosur prej kohësh në listën e dëshirave. Ndryshe nga se mendohej në fillim, ku Enrique shihej në stolin e Chelsea, sipas The Telegraph, spanjolli është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tottenham.

Julian Nagelsmann Psg Vs Rb Leipzig Champions League 2020
Julian Nagelsmann Psg Vs Rb Leipzig Champions League 2020

Në lidhje me ish trajnerin e Bayern Munich, Julian Nagelsmann, sipas të përditshmes britanike, tekniku gjerman është kthyer në opsionin e parë për të marrë drejtimin e Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb