Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka krahasuar varfërinë në Shkodër më “Pemën e Mjerimit” të Migjenit.

Blushi e ka quajtur këtë një mjerim Migjenin krejtësisht i pamerituar që dhemb në shpirt dhe që shkaktohet vetëm nga megavjedhjet që qytetarëve u bëhen çdo ditë nga kryeministri Edi Rama dhe banda e tij, teksa ka shtuar se qeveria po paguan mijëra euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë, ndërkohë nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet në nevojë të cilat nuk festojnë dot as Krishtlindje dhe as Vitin e Ri.

Postimi i Tedi Blushit:

“VARFËRIA NË SHKODËR, SI “POEMA E MJERIMIT” TË MIGJENIT!

Qindra familje në Shkodër, të braktisura dhe të zhytyra në varfëri ekstreme nga “Rilindja”, mezi presin ndihmat sociale nga vullnetarët për të mbijetuar.

Një mjerim migjenian krejtësisht i pamerituar që dhemb në shpirt dhe që shkaktohet vetëm nga megavjedhjet që qytetarëve u bëhen çdo ditë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Qeveria që paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë për të cilat nuk ka as Krishtlindje dhe as festë të Vitit të Ri!

Ndaloni kontratat qindra milonë euro koncensionare dhe shpërndani këto fonde për të pamundurit!

Boll u zhgryhet në luksin që keni ngritur mbi zhvatjen dhe mjerimin e popullit!”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: