Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për variantin e ri të COVID-19 të shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe duke konstatuar se Shqipëria gjendet sërish e papërgatitur.

Spahia thekson se ndërsa vendet europiane marrin masa të forta, Shqipëria është pa plan edhe pse po i mbërrijnë emigrantët për festat e fundvitit nga vende që tashmë janë prekur nga varianti i ri i COVID-19.

Sipas Spahisë në këtë drejtim Shqipërisë i duhet një plan veprimi serioz, dhe madje as kufizimi i orarit do shkojë kot nëse nuk merren masa të shumta, dhe kjo do kushtojë edhe jetë.

 

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

SHQIPTARET TE PAMBROJTUR NGA VARIANTET E REJA TE COVID-19!

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare! Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb