SHBA është prekur nga varianti i ri Omicron i koronavirusit.

Rasti i parë është raportuar në Kaliforni, ndërsa bëhet me dije se personi i identifikuar ishte plotësisht i vaksinuar dhe sapo ishte kthyer në San Francisko nga një udhëtim në Afrikën e Jugut.

Më herët Organizata e Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se ky mutacion është raportuar në 23 vende deri më tani.

Sakaq mutacioni Omicron u konfirmuar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb