Polonia do të pezullojë lidhjet ajrore me Francën nga 16 shtatori, për shkak të pandemisë, njoftoi sot në mbrëmje qeveria polake.

Franca i bashkohet kështu një listë me rreth 30 vende, me të cilat Polonia ka ndërprerë tashmë lidhjet ajrore për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Fluturimet janë të ndaluara deri më 29 shtator. Lejohen vetëm fluturimet e rezervuara para 16 shtatorit”, sqaroi qeveria.

Gjithsej, Polonia ka regjistruar 75 134 raste infektimi dhe 2 227 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb