Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë rast të regjistruar të personave të prekur nga koronavirusi.

Vasili shprehet se nuk ka rast të koronavirusit, por gripi stinor duhet ndjekur me kujdes.

Postimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili:

Shqiperia zero raste nga corona virusi.

Asnje shenje e pandemise ne Shqiperi.

Asnje arsye per alarmizem.

Ndjekja e keshillave te mjekeve dhe te Institutit te Shendetit Publik te mjaftueshme per te vazhduar me qetesi perditshmerine tone.

Te mos ulet aspak vemendja per gripin stinor i cili paraqet probleme teper te rendesishme qe duhen vleresuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit te Mikrobologjise Klinike, Virologjise e Diagnostikes,Bioemergjencave te Spitalit Sacco te Milanos terheq vemendjen se : Eshte cmenduri te ngaterrosh gripin me pandemine e coronavirusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb