TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagon për nenin 13 të pr.ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Sipas tij, paragrafi i tretë i nenit 13 është i papranueshëm, ndërsa shpreh habinë kur thotë se “ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision”.
Vasili thotë se në demokraci nuk ka institucion të pakritikueshëm, ndërsa e cilëson jetik, dimensionin që ka liria e medias. “Do të kërkoj në komision heqjen e këtij paragrafi të papranueshëm”.
Shqetësimin për këtë paragraf e ka ngritur Shoqata e Gazetarëve, por edhe opozita.
(ma.ar/BalkanWeb)