Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Edi Rama gënjeu në një mënyrë të tmerrshme qytetarët në Kukës.

Vasili tha se Rama në Kukës deklaroi se me çeljen e Aeroportit të Kukësit, do të hapeshin 12 mijë vende të reja pune. Vasili vlerëson se kjo shifër është një gënjeshtër e tmerrshme e Ramës dhe të tijve.

Ai bën një krahasim edhe me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe atë të Romës, duke thënë se edhe këto aeroporte, që kanë shumë udhëtarë, nuk kanë kaq punonjës.

Statusi i Petrit Vasilit:

Gënjeshtra e tmerrshme e Ramës e të tijve, me 12 mijë vende pune në Kukës, më shume se Roma dhe Rinasi bashkë!!! Dje me gojën plot Rama dhe të tijtë mbushën dynjanë me gënjeshtrën sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mijë vende pune në Kukës. Sebepi i këtyre 12 mijë vendeve pune ishte se Aeroporti i Kukësit, i cili do të ketë sipas hesapeve të këtyre 300 mijë udhëtarë në vit.

Po ju shpjegoj fare thjesht se sa të trashë janë Rama dhe të tijtë kur gënjejnë. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” që ka 3 milion udhëtarë në vit ka gjithsej 377 punonjës dhe 700 punonjës në bizneset përqark, pra 1077 vende pune.

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Italisë në Romë – Fiumicino me 40 milionë pasagjerë në vit ka vetëm 3377 të punësuar. Ky aeroporti i Kukësit sipas tarallakëve të qeverisë me 10 herë më pak pasagjerë, pra vetëm 300 mijë, do të ketë 4 herë më shumë se Aeroporti Leonardo da Vinci në Romë- Fiumicino dhe 12 herë më shumë të punësuar se Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”???!!!!

Po ju ve ne dispozicion edhe shifrat zyrtare në tabelat zyrtare që ndodhet ne ëeb e Aeroportit të Romës dhe të Rinasit. I shihni vetë me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet të ulërini shumë, pasi idiotë dhe mashtrues të tillë ordinerë ky vend nuk ka parë ndonjë herë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb