TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i quan broçkulla deklaratat e kryeministrit Edi Rama me rektorët dhe dekanët. Vasili nuk i kursen as krahasimet ofenduese për kryeministrin.

Ai shkruan se ‘ata rektorë e dekanë po ta kishin pasur student do t’i kishin vënë një dysh dy metra të gjatë këtij kryeministrit tapë topi’.

STATUSI I VASILIT
Kryeministri tapë topi broçkulliti, rektorët hiç!?
Shkollëpaku krakërriti si laraskë qorre përpara rektorëve e dekanëve.
Thesi i budallëqeve që i madh dhe ata rektorë e dekanë po ta kishin pasur student do t’i kishin vënë një dysh dy metra të gjatë këtij kryeministrit tapë topi.
Po si munden të heshtin këta rektorë përpara këtij tapë topi?
Çdo interes personal është aq i vogël dhe pa rëndësi sa që s’mund ta justifikojë një heshtje të tillë depersonalizuese.
Sa gjynah një grup njerëzish të dijes i nënshtrohen një të padituri.
Fitoi tapa e topit apo humbën rektorët?
Jo thjesht humbi morali dhe karakteri dhe fitoi interesi i vogël dhe personaliteti i shpëlarë.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb