Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në foltoren e Kuvendit deklaroi se projektligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik ka shkelje të rregullores.

Vasili u shpreh se ligji për barnat në Kosovë është i një standardi më të lartë se ai në vendin tonë, ndërsa shtoi se kjo sjell edhe rritjen e çmimeve të tyre.

“Pse ligji shqiptar i barnave në Shqipëri të ketë standarde më të ulët sa në Kosovë? Është pyetje e pakapërcyeshme. Duhet të ishte më e lartë se në Kosovë? Kush e pengon? Mungesa e dëshirës? Cila është fatura në fund? Ajo e hapjeve të vrimave që pikon. Kjo ka një përkthim, kurim problematik mbi sistemin shëndetësor. Koha e aventurave të barnave në Shqipëri ka mbaruar. Ky është një dëm që i bëhet individëve. Humbja e prodhueseve dhe mundësi më të pakta të mjekëve për të zgjedhur më të mirën e rastit konkret. Dy të sëmurë të njëjte nuk ka. Ndaj duhet dhënë përgjigje kësaj gjëje. Në ligj këto mungojnë dhe ka disa gjëra kontradiktore. Realitete të tjera farmaceutike po refuzohen. Vihen norma të tilla inekzistente, kur vetë universiteti e mohon dhe kjo tregon një dispozitë në ajër. Ligji ka nevojë që të ketë përcaktimet e duhura. Unë insistova, pavarësisht se është betejë e humbur, ai erdhi duke e thyer rregullin kur mund të bëhej një punë e mirë. Për këtë unë ndiej veç keqardhje”, u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: