Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Balla bën sot rolin e tradhtarucit të vogël dhe mbron tradhtarin e madh, Edi Ramën.

Vasili thekson se Balla i ka dalë për zot tradhtisë së Ramës dhe ndaj duhet t’iu përgjigjet disa pyetjeve, që kanë të bëjnë me afrinë e madhe të kryeministrit tonë ndaj Serbisë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Balla si tradhetaruc i vogel,mbron tradhetarin e madh Rama!

Taulant Balla nga halli qe te shplaje tradhetine e tmerrshme te Edi Rames ndaj Kosoves, publikon se ne 2010 jane takuar kater Presidente dhe kane folur per minishengenin. Po cilet jane 4 presidentet ne fjale?

Jane pikerisht: Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Meqe mori persiper te beje kete publikim:

Balla duhet te tregoje se ku eshte Serbia ne kete takim se nuk po e shohim gjekundi ne kete lajmin qe ka postuar. Balla duhet te thote pse takimet e Rames per minishengenin jane turli e perbere nga presidente, kryeministra e gjithfare te tjeresh, ndersa takimi i 2010 ka vetem Presidentë

Balla, meqe Edi Rama i tij ka miqesi jashtezakonisht te ngushte me Serbine, le ti pyese serbet pse nuk ishin ne takimin e vitit 2010. Pergjigjet e ketyre pyetjeve dihen, por meqe Balla i ka dale per zot tradhetise se Rames i duhet te pergjigjet per to.

Ndryshe edhe ai eshte njelloj si Rama, por ne krahasim me Ramen si tradhetar i madh ky eshte pak a shume nje Tradhetaruc i vogel.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb