Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se pas luftës së ’99 në Kosovë kanë ndodhur krime të përbindshme.

VAsjari thotë se duhet një proces hetimor për krimet pas luftës sepse kanë ndodhur edhe krime ndaj kundërshtarëve politikë në Kosovë, kryesisht të LDK.

Sipas Vasjarit, nuk ka një argument që vë në diskutim integritetin e Gjykatës Speciale, prandaj një proces hetimor i bën nder UÇK-së pasi i heq baltën, dhe nuk i hedh baltë.

”Në Kosovë pas luftës kanë ndodhur krime të përbindëshme, edhe kundër kundërshtarëve politike, LDK-së së pari. Shtrojmë pyetjen, a duhet që për këto krime të ndërmerret një proces hetimor.

Pse?

Duhet për t’i hequr baltën UÇK-së, dhe jo për t’i hedhur baltën UÇK-së. S’mund t’i hiqen përveçse me hetim.  Nëse s’kam një argument për të vënë në diskutim integritetin e Gjykatës Speciale, atëhere s’kam pse them që aty luhet diçka, për t’ia hedhur Kosovës.”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb