Vijon puna nga toka dhe nga ajri për shuarjen e flakëve në Majën e Rrugës, në Kukës, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak të erës së fortë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” nga operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve. Në video shihet një helikopter ‘Viva’, i cili po punon për të normalizuar situatën në këtë pyll me pisha shekullore, në Majën e Rrugës, sipër tunelit të Thirrës.

Më herët, emergjencat e mbrojtjes civile njoftuar se në Qarkun e Kukësit vetëm vatra në Majën e Rrunës ishte jashtë kontrollit, ndërsa ishin normalizuar të gjitha vatrat e tjera të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb