TIRANË

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është një nga persona e prekur nga COVID-19, por fatmirësisht me simptoma të lehta. Ai është izoluar në shtëpi për të ruajtur të tjerët dhe në një lidhje ‘live’ me News24 ka ndarë eksperiencën e tij me publikun.

Ndërkohë ai ka folur dhe për situatën në vend nga pandemia. Alimehmeti deklaroi se shifrat më të larta në Tiranë, krahasuar me rrethet e tjera vijnë për shkak të dendësisë së popullsisë. Sipas tij, vatra kryesore e infektimit në mbi 2/3 e rasteve është familja. Sa i përket masave, ai deklaroi se ato aktuale nuk kanë dhënë rezultat dhe se duhet të jenë afër popullatës target, që janë të rinjtë. Alimehmeti thotë se një bllokim total do të ulte numrat, por nëse nuk ka mbështetje nga shteti do të jepte të tjera efekte negative.

Ndërkohë ai bëri një apel edhe për mikun dhe kolegun e tij, neurokirurgun Drini Dobi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të COVID-19 në një spital në Itali. Alimehmeti tha se ka një përpjekje nga Ministria e Shëndetësisë, por dokumentacioni ecën me ritme të ngadalta ndërsa virusi shumë shpejt.

Si është gjendja juaj shëndetësore?
Jam vetëizoluar. Është fundi i javës dytë që po mbaron për shkak se shfaqa shenja të lehta. për sigurinë e të gjithëve u izolova. Vazhdoj izolimi nderi sa të mbarojnë ditët.

Si paraqitet situata e COVID-19 në vendin tonë?
Situata është absolutisht jo e mirë. Numrat janë në rritje. Spitalet kanë një ngarkesë tejet të madhe. Sa më shumë të shtohen pacientë aq më i vështirë bëhet menaxhimi i tyre. Na presin muaj të vështirë, dimri është para nesh. Ruajmë veten, ruajmë masat. Pika kyçe me shfaqjen e çfarëdolloj simptome të parë apo ndjesie që nuk jeni mirë, siguroni të tjerët.

Në trupin tim nuk pritej të jepte më shumë se sa kjo që dha. Në moshën time dhe në mungesë të sëmundjeve bashkëshoqëruese jep simptoma të lehta por varet nga individi në individ. Duhet të kemi kujdes ndaj personave vulnerabël, mos ia ngjisni të tjerëve. Ata që kanë simptoma të lehtë mos u panikosni shumë.

A mund të themi që e kemi arritur kulmin e javës së dytë?
Jemi në hipje ende. Nuk e kemi arritur. Kemi ngecur tek kjo 800 e pak e përditshmja sepse kemi ngecur tek 2400 teste ditore. Këto ditë është 36-37 %. Kemi një rritje tejet të lartë. Transmetimi në zonat urbane është komunitar, vatra kryesore e infektimit në mbi 2/3 e rasteve është familja, shtëpia. Kjo është situata. Si rrjedhojë tani duhet të kemi kujdesin më të madh për të vjetrit, të moshuarit.

Sa për qind mund të jetë prekur kryeqyteti?
Patjetër që do ishte Tirana, ka popullatën më të madhe dhe dendësinë më të madhe. Është e krahasueshme qendra e Tiranës me disa zona të populluara të Neë York-ut. Sa për qind e popullatës është e prekur duhet një studim i madh. Në qershor Akademia e Shkencave nxori 6.4 % të popullatës që kishte qenë e ekspozuar. Në qershor kemi pasur shumë pak raste. Shifra tani do jetë më e lartë por të paktën 2-3 fishi i kësaj të qershorit.

Sot nis testimi i shpejtë?
Po të kemi një krahasim me sëmundjen jo vetëm duhet molekula e duhur, ilaçi i duhur por duhet dhe doza e duhur. këto pak teste që kemi ne aktualisht në një situatë kaq të gjerë komunitare do bëjnë një punë por do kishin pasur sukses më të madh nëse do kishim një testim masiv.

Sllovakia përdor të njëjtat teste të thjeshta, mbetet koncepti i dozës. 100 mijë teste për 2.8 mln banorë, janë një 1 test për 28 veta në Shqipëri. Flitet për 3.5-4% të popullatës. Duke hequr fëmijët rritet si shifër por mbetet i madh. Do përdoret fortë, shpesh apo do përdoret në kohë më të zgjatur dhe ritme të ngadalta, këtu efekti do ishte më i dobët.

Janë vendosur masa në të gjithë botën për të shmangur përhapjen e COVID-19. Në vendin tonë ora policore a ka dhënë efekt?
Shifrat ju i shihni. Rezultatet janë 2-3 javë më pas, 2-3 javë kaluan dhe çfarë shohim, rritje të indikatorëve. Masa duhet të jetë afër popullatës target. Çfarëdo lloj mase larg popullatës target, të rinjve, efekti do vijë duke u rritur. Sa persona preken nga kjo masë. 10-6 preken një minorancë. Si rrjedhojë nuk e vëmë re efektin në shifrat që shohim.

A duhet të ketë masa më të forta?
Për të bërë një lock down të plotë a do i ulte numrat s’ka asnjë diskutim. Nga krahu tjetër a kemi ne mundësi si shtet ta përballojmë një bllokim të dytë. A ka mjaft për ta mbajtur dhe një bllokim të dytë. Nëse ka atëherë është e këshillueshme nga ana epidemiologjike.

Çfarë këshilloni, si mund të menaxhojë situatën ata që janë prekur dhe të tjerët që jo nga ana e panikut?
E vështirë është. Nëse i thua një personi qetësohu nuk ka gjë që e shqetëson më shumë. Duhet të ekspozohen rastet si janë. Në Itali 92,4% e pozitivëve e kalojnë pa asnjë simptomë ose lehtë. Realiteti është që jo të gjithë shkojnë në spital. Kujdes nga përdorimi pa kriter i mjekimeve të pa këshilluara nga mjeku. Ky vjen edhe si rrjedhojë e panikut. Paniku kthehet në sjellje shëndetësore të gabuar. Nëse mjeku thotë nuk ke nevojë për mjekim dhe shkon në farmaci i merr dhe ai mjekim ka efekte anësore. Të jesh pozitiv nuk do të thotë të jesh i sëmurë.

Lidhur me rikthimin e virusit tek personat që e kanë kaluar, sa e vërtetë është?
Me literaturë të dokumentuar janë 6 raste në të gjithë botën. Shifra është tejet e vogël. Mundësia është por shumë e vogël. Ky është një virus si çdo tjetër, imuniteti i krijuar nga njeriu nuk krijon një parzmore që virusi të mos hyjë në trup. Por trupi e njeh me shpejtësi dhe krijon antitrupa më shpejtë se herën e parë. Sa hyn virusi, këto antitrupa aktivizohen dhe japin përgjigjen imunitare. Kështu që personat që preken nuk bëjnë sëmundje ose kanë simptoma të lehta.

Sa kohë qëndrojnë antitrupat?
Dimë atë që kemi para syve. Të paktën 10 muaj zgjasin. Kur të kalojnë 11 muaj do flasim sërish. Shumë studime kanë hedhur hipotezën se ky imunitet mund të jetë me vite. Një profesor ka hedhur hipotezën madje se zgjat dhe dekada. në shkallë vjetore, sezonale problemi nuk duket të qëndrojë. Të paktën është një vit po, një vit jo, por nuk doja të spekuloja me këtë fakt.

Disa vende do të nisin vaksinimin, si e shikoni këtë proces?
Vaksinimi është në konceptin e të dhënave është larg. Të dhënat nga vaksinat që janë në fazën e 3 klinike, nuk po publikohen në mënyrë transparente në revistat shkencore, por po publikohen në median e shtypur, në NYT dhe aty boton prodhuesi. Duhen të dhënat e fazës së parë sepse kanë të bëjnë me sigurinë. kemi nevojë për një ndjekje më afatgjatë të fazës së tretë për të kuptuar efektivitetin. Shifrat aktuale janë jo të favorshme. Në Britani, organi i parë duhet t’i ketë parë të dhënat, por Agjencia Europiane e Barnave rekomandoi kundër kësaj ngutjeje. Ka një diskutim, një shtytje nga perceptimi publik dhe nga dëshira ekonomike e firmave por bota shkencore ka një marzh më pak. Mund t’i hedhim sytë drejt Britanisë dhe të shohim ky vaksinim çfarë rezultati do japë. nëse atje do funksionojë pse mos ta bëjmë dhe ne. Ka 12 vaksina në fazë klinike por nuk do të thotë që do funksionojnë të gjitha. Asnjë se di sa do jetë efekti i vaksinës.

Ju keni bërë apel për ndihmë për doktor Drini Dobin, i prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në gjendje kritike, si e shpjegoni situatën që shteti nuk i ndihmon mjekët e vetë?
Gjasa më e madhe për një sëmundje infektive tek mjekët është që të jetë sëmundje profesionale. Ne kemi një kod për këtë, ligjin e punës. Për çdo lloj gjëje që ndodh brenda punës, punëdhënësi siguron shëndetin ka një detyrim moral e ligjor. Ka një diskutim, një farë mbështetje tek MSH. Dokumentet ligjore ecin me një ritëm krejt tjetër kjo sëmundje ecën me ritme të shpejta dhe nuk mund të presë. Dr. Drini Dobi u detyrua të shkojë atje sepse kaq janë mundësitë tona për trajtimin. Italia ka një shërbim më të mirë në këtë drejtim. Kjo fatkeqësisht shoqërohet me kosto. Ndaj po tentojmë të ndihmojmë sa më shumë familjen. Të investosh në mjekësi, është të investosh dhe tek njerëzit. Kapacitetet si Drini Dobi nuk janë kapacitete që mund t’ia lejojmë vetes t’i humbasim. I shërben komunitetit në masë aq të madhe sa nuk mund ta lëmë, kush mundet të ndihmojë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb