Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj.

Burime nga selia blu i thanë gazetarit Osman Stafa se numrimi ka perfunduar diku nga ora 03:00 pas mesnate dhe është bërë renditja nga 14 grupet e numërimit. Të njëjtat burime bënë me dije se është bërë nje pushim dhe ndërkohë do të bëhet renditja bazuar ne detyrimet statutore per kuotat e rinise, grave, raporti ne qarqe prandaj shpallja e rezultatit përfundimtar kërkon kohë.

Në një lidhje direkte për “News 24”, gazetari Osman Stafa tha se rezultati përfundimtar nuk është shpallur dhe se duhet ende të presim. Më tej ai tha se Këshilli Kombëtar do të ketë një zgjerim duke përfshirë deputetët, kryetarët e degëve.

 

Kujtojmë që Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë, e nga këto, 5.703.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb