TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimet për dy mjekët irlandezë, të akuzuar nga familjarët e 11-vjeçarit Denis Almadhi si personat përgjegjës për vdekjen e tij, ndërsa i nënshtrohej një operacioni në sy.

Në seancën e fundit të kësaj çështje që zgjati rreth 2 vjet, u vendos të dënohej me gjobë mjeku Kevin Klarkson, me 600 mijë lekë, ndërsa u shpall i pafajshëm mjeku tjetër irlandez, Gerald Fayn.

Prokuroria kishte kërkuar nga 3 vite burg për secilin mjek.

Denis Almadhi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2012, pas një operacioni në qepallat e syrit, ndërhyrje në të cilën asistuan edhe mjekë të huaj nga Irlanda. Familjarët e tij denoncuan mjekët në prokurori dhe kërkuan që mjekët të vihen para përgjegjësisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: