Nga: Arbër Sulo*

TIRANE- Konstandina Anagnosti ka humbur jetën nga ataku kardiak. y është konkluzioni i xjerrë nga eksperti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Elmas Shaqiri. Pak ditë pas denoncimit të bërë nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion në prokurorinë e Tiranës ndaj katër ekspertëve mjeko-ligjorë për shpërdorim detyre, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekspertizën e parë, të kryer një ditë pas vdekjes së 16-vjeçares nga Saranda. Një ditë pasi minorenia u dërgua e pajetë në spitalin “Petro Nanko” të qytetit bregdetar, është kryer ekspertimi mjeko-ligjor nr. 513 nga eksperti i IML-së, Elmas Shaqiri. Ky ekspertim është bërë me kërkesën e oficerit të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë (Komisariati i Policisë Sarandë), Bledar Musaj, për ekzaminimin e kufomës së minorenes, e lindur dhe me banim në qytetin e Larisës në Greqi.

Në këtë akt ekspertimi jepen të dhëna për rrethanat e çështjes. Konkretisht citohet: Më dt. 15.11.2014, rreth orës 14:30, është dërguar e pajetë në repartin e pranimit të Urgjencës të spitalit ‘Petro Nako’ të Sarandës, shtetësja Konstandina Anagnosti, e cila pasi kishte përfunduar një procedurë te mjeku ortodent, ishte nisur me një automjet taksi për në drejtim të shtetit grek, kur në rrugë ka bërë konvulsione toniko-klonike të gjeneralizuara të shoqëruara me urinim të pavullnetshëm”. Pas këqyrjes së jashtme dhe të brendshme të trupit të pajetë të 16-vjeçares, eksperti Elmas Shaqiri ka dalë në konkluzionin e mëposhtëm: “Në trupin e shtetases Konstandina Anagnosti nuk u konstatuan nga jashtë dëmtime trupore të shkaktuara si rezultat i ushtrimit të dhunës (ekimozat në gjoks janë të shkaktuara si rezultat i goditjes me pllaka të defribrilatorit elektrik, prania e vigonit në gropën e bërrylit është veprim mjekësor). Ndërsa në këqyrjen makroskopike e mikroskopike u konstatuan enë gjaku të keqformuara (malformuara) kryesisht në tru dhe në organet e tjera si: Uterus, ovare dhe në veshka, çrregullim i lindur ose kongenital, hemorragji shumë e shprehur (edhe makroskopikisht me sy të lirë), subarachnoidale difuze, hemorragji e ventrikujve lateralë të trurit, edemë e shprehur e trurit, hemorragji në brendësi të trurit, edemë mushkurore, edemë intersticiale e miokardit, konxhestion i veshkave dhe i shpretkës, hyperplazi e endometrit, formacione kistike të ovareve (ve oreve). Shkaku i vdekjes së onstandina Anagnostit ka qenë arresti kardiak (ndalimi i punës së zemrës) në terren të hemorragjisë difuze të shprehur poshtë cipave të trurit, në brendësi të trurit dhe edemës së trurit”. Pavarësisht ekspertizës së detajuar të ekspertit Elmas Shaqiri, babai i 16-vjeçares, Jorgo Anagnosti ka deklaruar se vdekja e vajzës së tij nuk ishte natyrale.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: